Per pyetje dhe pergjigje te pergjithshme ju lutemi te lexoni kete faqe. Ne qofte se pyetjet tuaja nuk mbulohen me poshte atehere na kontaktoni nepermjet numrit te telefonit:
  • ++41(0) 43 45 69 810
  • ++43(0) 12 530 840539
  • ++46(0) 11 496 6123
  • ++44(0) 203 014 2821


  • Ç'farë më nevojitet për të pasur ShqipTV?

    Për të pasur ShqipTV, duhet që paraprakisht të keni:

    • Qasje në internet përmes Cable ose DSL shërbimit, me shpejtësi prej apo me shume se 1500 kbps (1.50 mbps);
    • Aparaturën e ShqipTV ku të gjitha kabllot janë të përmbledhura.

    KU MUND TA POROSIS PAKETËN E SHQIPTV-S?

    -Mund ta porositni duke telefonuar nje nga numrat e telefonit me siper ose online (www.shqiptv.com).

    SA KOHË NEVOJITET QË PAKETA TË ARRIJË NË SHTËPI?

    Në kushte normale paketa dërgohet ditën që bëhet pagesa dhe merr 3-5 ditë për të ardhur.

    Ç'FARË MUND TË BËJ NË QOFTË SE KAM PYETJE APO PROBLEME PËR PAKETËN?

    Ne jemi të sigurt që ju do të pëlqeni paketën tonë por në qoftë se nuk ju pëlqen, kompania jonë ju garanton kthimin e plotë të të hollave në muajin e parë (30 ditë nga dita e regjistrimit). Njëkohësisht ju garantojmë aparaturën për një vit, pra garanci te pajisjes per 1 (nje) vit. Në qoftë se boksi nuk funksionon, ne do ju dërgojmë një boks tjetër pa pagesë.

    A MUND TË LIDH DY TV TË NDRYSHËM NË NJË BOKS?

    Klienti mund të lidh dy TV duke ndarë sinjalin analog që del nga boksi por cilësia do të dobësohët dhe nuk mund të shihen dy programe të ndryshme.

    INFORMACION TEKNIK

    ShqipTV transmeton kanale televizive shqiptare duke përdorur infrastrukturën tokësore të internetit. Sinjali i transmetimit duhet të jetë i fuqishëm që të garantoj cilësinë e duhur për të parë kanalet në TV. Për të bërë të mundur shikimin e kanaleve, klientit i duhet të ketë internet të shpejtë (Cable Broadband ose DSL) me një shpejtësi shkarkuese minimalisht prej 1.5mbps. Kur në linjën e internetit hyjnë disa kompjutera, shpejtësia zvoglohet prandaj rekomandohet që shpejtësia minimale të jetë më e madhe se më lart. Shpejtësia mund të sigurohet nga kompania juaj e internetit (ISP) duke kërkuar shpejtësinë minimale. E vetmja gjë që duhet pasur parasysh është që zakonisht shpejtësia aktuale është 30% më pak se numri që ata japin. Nëse një klient ka shpejtësinë në mes 1.5mbps dhe 3mbps bazuar në numrat që kompania jep, shpejtësia aktuale do të jetë në mes të 1.2mbps dhe 2.4mbps. Numri që ka më shum rëndësi, është shpejtësia minimale dhe jo ajo maksimale.

    SI MUND TA TESTOJ SHPEJTËSINË SHKARKUESE (DOWNLOAD SPEED)?

    Për të testuar shpejtësinë tuaj të internetit, ju duhet të keni një kompjuter të lidhur me internet. Vizitoni faqen tonë shqiptv.com dhe kliko në "Testo shpejtësinë e linjës tuaj" . Më pas zgjidh lokacionin më të afërt nga ju. Zakonisht shpejtësia shkarkuese (Download speed) duhet të jetë më shum se 1500kbps.

    Ç'FARË DUHET TË BËJË NËSE SHPEJTËSIA E MATUR ËSHTË MË PAK SE 1000KBPS?

    Në këtë rast, duhet të kontaktoni kompaninë tuaj të internetit (ISP) dhe të kërkoni që të garantojnë një shpejtësi minimale prej 1500kbps.

    A MUND TË PËRDOR BOXIN E SHQIPTV-S DHE KOMPJUTERIN NË TË NJEJTËN KOHË?

    Po, kjo gjë është e mundur por duhet të blihet një paisje shpërndarëse interneti (Router). Klienti mund të blej Router në çdo dyqan që shet paisje elektronike (Best Buy, Circuit City, Wal-Mart, etj.).

    CILI LLOJ I ROUTER-IT MË NEVOJITET?

    Për përdorim shtëpiak, mund të përdoren të dy llojet, wired dhe wireless. Ndryshimi në mes të këtyre është që wireless router-at bëjnë të mundur hyrjen në internet të kompjuterave pa nevojën e kabllove të internetit (p.sh: Kompjuterët Laptop). Lloje të ndryshme të router-ëve (Linksys, D-Link, US-Robotics, Belkin, etj.) janë testuar me sukses përveç disa modeleve të prodhuesit Netgear, që bllokojnë sinjalin e videos për në resiverin e ShqipTV-s.

    BLEVA NJË ROUTER POR KAM VËSHTIRËSI PËR TA VËNË NË PUNË.

    Çdo router vjen me një CD instalimi dhe udhëzime përkatëse. Në qoftë se nuk mund të instaloni sipas udhëzimeve atëherë kontaktoni kompaninë prodhuese të router-it. Këto kompani kane staf të përgatitur teknikisht për produktet e tyre. Përkrahja teknike e ShqipTV nuk mund të ndihmojë në këtë problem sepse ka shum modele të router-ëve në treg.

    A MUND TË SHIKOJ KANALET AMERIKANE PËRVEÇ PAKETËS SË SHQIPTV?

    Patjetër. ShqipTV lidhet në një nga external/video inputs në TV-në tuaj. Mund të ndërrosh shum lehtë nga kanalet amerikane tek ShqipTV, me pultin (telekomandën apo digitronin) e TV-s suaj. Në qoftë se keni vështirësi për të gjetur këtë, ju lutemi referohuni tek manuali i TV-s suaj për udhëzim.

    SAPO MORA PAKETËN E SHQIPTV-S DHE NUK DI SI TA INSTALOJ

    -Në paketën e ShqipTV janë përfshirë udhëzime në Shqip dhe në Anglisht, për të lidhur paketën. Në qoftë se këto udhëzime mungojnë, ju lutemi na kontaktoni dhe ne do ju dërgojmë udhëzimet e instalimit. -Në qoftë se nuk mund ta lidhni, atëherë kontaktoni stafin tonë tenik për asistencë teknike nëpërmjet telefonit.

    E INSTALOVA PAKETËN SIPAS UDHËZIMEVE POR ASGJË NUK KA NË TV

    -Kontrollo fijet kabllore që dalin nga boksi i ShqipTV për në TV dhe vendos TV-n në input-in e duhur. ShqipTV duhet të paraqitet në ekran në qoftë se lidhjet janë bërë sipas udhëzimeve.

    SI T'JA BËJË KUR PAS SHENJËS SË SHQIPTV, EKRANI NGELET I ZI?

    Në të shumtën e rasteve kjo ndodh kur paketa e jonë nuk e merr sinjalin e internetit. Shih më poshtë hap pas hapi rregullimin:

    • Fik të gjitha paisjet (duke i çkyqur nga energjia elektrike), duke filluar nga boksi i ShqipTV, Router-i (nëse posedoni) dhe Modem-in.
    • Nëse interneti i juaj është i lidhur me sistemin e TV, e hiq edhe kabllon e antenës nga Router-i.
    • Prit të paktën 5 minuta, me të gjitha paisjet të fikura.
    • Lidh së pari antenën (Coaxial Cable) në Modem. Kabllon nga Modem-i tek Router-i apo boksi i ShqipTV dhe nga Router-i tek boksi i ShqipTV (nëse posedoni Router).
    • Ndize Modem-in dhe pritni të paktën 2 minuta.
    • Ndizni Router-in (nëse posedoni) dhe pritni rreth 1 minut.
    • Tani ka ardhur koha ta ndizni boksin e ShqipTV.
    • Në qoftë se ke të njejtat rezultate, përsërite procedurën edhe një herë nga e para.
    • Telefono stafin tonë të asistencës teknike nëse keni akoma probleme me lidhjen

    KANALET MË NGRIJNË NGANJËHERË

    Ka disa arsye që kanalet mund të ngrijnë: shpejtësia e internetit, pajisja e juaj e shpërndarjes së internetit (Router) ose edhe vetë vendndodhja gjeografike:

    • Testo shpejtësinë tuaj të internetit pas Router-it dhe sigurohu që të jetë mbi 1000kbps (referoju këtij dokumenti për më shum udhëzime si ta testosh shpejtësinë e internetit);
    • Në qoftë se ke Router në lidhjen tuaj, ju lutemi të lidhni boksin direkt në Modem. Modem-i duhet të resetohet para se boski i ShqipTV të vihet në punë;
    • Na telefononi në qoftë se akoma keni problem, pasi keni kryer hapat më lart

    KANALET NUK MË PUNOJNË MIRË DHE MENDOJ SE BOKSI IM KA PROBLEM!

    -Të lutem na kontakto që teknikët tanë ti kryejnë testet e duhura për paisjen tuaj.
    -Të vetmit që mund ta testojnë dhe të vendosin që boksi i juaj është difektoz janë teknikët tanë.

    Per tu Abonuar me ShqipTV

    Per te porositur sherbimin e ShqipTV ju lutem telefononi perkatesisht ne njerin prej numrave te telefonit me siper.

    Ndihme Teknike

    Ne qofte se nuk gjetet nje pergjigje per pyetjet tuaja ne web faqen tone atehere ju lutemi te kontaktoni Ndihmen Teknike nepermjet numrave te telefonit. Nje staf i specializuar do t'ju ndihmoje per cdo problem.

    Chatoni me nje perfaqesues

    Per te folur TANI me nje perfaqesues te ShqipTV nepermjet internetit ju lutem klikoni kete link: CHAT.







    Kliko ketu dhe ne ju thërrasim